Seria A

Jose Mourinho i telefonon yllit të Serie A

Jose Mourinho po mundohet të bindë kapitenin e AC Milan Leonardo Bonucci të transferohet te Manchester United, sipas Tuttosport.

Sipas edicionit të fundit të gazetës torineze, Mou kërkon të përforcojë prapavijën e tij dhe i pari në listë është pikërisht Bonucci.

Qendërmbrojtësi do të mbushë 31 vjeç këtë muaj dhe ka kaluar një vit të vështirë te Milan. Presioni i shiritit të kapitenit i ka shtuar jashtë mase presionin italianit.

Nëse do të largohej, Milan do të bënte një përfitim të mirë, pasi pagoi 42 milionë euro për shërbimet e tij sezonin e kaluar.

Ai zgjodhi të qëndronte brenda Italisë, megjithëse kishte oferta të shumta nga jashtë vendit, për shkak se djali i tij ishte probleme serioze me shëndetin.

Fatmirësisht, i biri i tij është rikuperuar dhe një transferim në Premier League do të ishte mundësia e tij e fundit për të treguar vlerat e vërteta.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Seria A