Futboll

Mourinho “troket” te Simeone, jep dy mesfushorë, në këmbim të Saul…

Mourinho “troket” te Simeone, jep dy mesfushorë, në këmbim të Saul…

Manchester United ka të ngjarë të sakrifikojë dy mesfushorët spanjollë Ander Herrera dhe Juan Mata, për të marrë futbollistin e Atletico Madrid, Saul Niguez. Lajmin e interesimit të “djajve” për futbollistin 22-vjeçar e bën të ditur “Don Balon” dhe e konfirmon media në Angli. Gazeta spanjolle ka bërë me dije se vetë trajneri i United, Jose Mourinho, është ideatori i këtij shkëmbimi që mund të realizohet në verën e ardhshme.

Gjithsesi, mbetet ende për t’u parë përgjigja e Atletico dhe trajnerit Diego Simeone, të cilët ndihen të fortë nga fakti që Saul, sapo ka firmosur një kontratë të re dhe klauzola për prishjen e saj është 150 milionë euro. “Mourinho ka folur personalisht me Simeone për këtë temë, por argjentinasi ende nuk ka kthyer përgjigje,” – konfirmonte gazeta angleze “Daily Star”. Gjithsesi nuk përgënjeshtrohet fakti që Simeone të pëlqejnë dyshen Mata-Herrera, nëse Saul kërkon largimin.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll