Futboll

Mourinho: Unë kam sjellë dashuri dhe paqe te United

Jose Mourinho beson se pjekuria që ka në këtë moment të karrierës së tij e ka ndihmuar të vendosë një marrëdhënie “dashurie dhe paqe” me futbollistët e Manchester United. 54-vjeçari nga Portugalia, i cili fillimisht shkoi në Premier League në vitin 2004 te Chelsea, ka shpenzuar rreth një dekadë në Angli, duke u larguar dy herë në mënyrë “të ftohtë” nga “Stamford Bridge”. Pasi ka kaluar 3/4-t e sezonit në “Old Trafford”, Mourinho ndjen se ka pasur një ndikim pozitiv në moralin e futbollistëve.

Jose Mourinho says he has developed a more mature outlook on life

Gjatë një interviste për “France Football”, portugezi pohoi: “Mourinho jashtë fushës së lojës përpiqet të jetë krejtësisht e kundërta e atij në fushë. Përpiqet të qëndrojë i qetë dhe në punën e tij. Tani mund të shkojë në shtëpi dhe të mendoj edhe ndonjë moment për diçka që mos jetë futbolli. Tani mund të rri pa parë një ndeshje kur kam kohë të lirë. Mund t’i jap veten edhe 24 orë pushim në ditë. Më parë, në fillim të karrierës nuk mundesha. Kjo është pjekuri.”

Mourinho lifts the League Cup in February

“Sot ndihem një njeri që di të sillet me njerëzit, shumë i matur në jetën e përditshme dhe predikoj paqe e dashuri. Asnjë fitore nuk përfaqëson më parajsën për mua dhe asnjë humbje nuk do të thotë ferr. Unë mendoj se këtë qetësi, që nuk e kam pasur më parë, ia kam transmetuar të gjithë ambientit te United, stafit tim, futbollistëve të mi. Ambicia nuk ka ndryshuar, profesionalizmi është përmirësuar edhe më tej, por tani ndihem më i sigurt se pas 20 vitesh trajner po arrij të kontrolloj emocionet.” – vazhdoi Mourinho.

Image result for mourinho manchester united

Mourinho shtoi:“Prioriteti është të vendos një marrëdhënie paqe dhe dashurie mes lojtarëve, për të krijuar stabilitet. Manchester United ka nevojë për qetësi tani që nuk ka më personalitet si (Ryan) Giggs, (Paul) Scholes ose Roy Keane. (Wayne) Rooney dhe (Michael) Carrick janë ende këtu dhe janë ata që kanë mbetur nga brezi i mëparshëm. Pastaj është një grup i ri futbollistësh, që ka nevojë të përshtatet. Prandaj ishte e rëndësishme për mua të merrja Ibrahimovic. Në këtë ekip, pa qenë anglez dhe pa ditur kulturën e futbollit këtu dhe klubit, ai ka personalitetin dhe profilin e duhur për të qenë më shumë se vetëm një futbollist.”

Më shumë nga Futboll