Connect with us

Futboll

Mourinho zbulon planet e United për janarin dhe verën

Jose Mourinho po planifikon një tjetër verë të nxehtë në Manchester për të përmbushur projektin e tij për ringritjen e Djajve të Kuq. Por menaxheri portugez ka të tjera plane për janarin. Merkatoja e parë që ndërmori tek United në verën e 2016-ës i kushtoi rreth 150 milionë stërlina ish-klubit të Sir Alex Ferguson-it, një shpenzim që solli në “Old Trafford” Paul Pogba-n nga Juventus-i, Eric Bailly-n nga Villareal-i dhe Henrikh Mkhitaryan-in nga Borussia Dortmund. United gjithashtu rekrutoi me parametër zero Zlatan Ibrahimovic-in. Por për dritaren aktuale të transferimeve Mourinho mendon ndryshe: “Jam i bindur se në këtë merkato dimri ne do të jemi shitës dhe jo blerës. Synimi është që të rrisim të ardhurat për të sulmuar në verë”, u shpreh portugezi për “Sport TV”.

Zv.shefi ekzekutiv Ed Woodward dhe pronarët e klubit kanë mbështetur Mourinho-n, por ata gjithashtu kanë qenë të qartë në idenë për të kursyer në mënyrë që të kenë më shumë për të shpenzuar në merkaton e verës 2017. Për këtë qëllim United ra dakord për të shitur për 22 milionë stërlina Morgan Schneiderlin tek Everton-i. Edhe për lojtarin e krahut Memphis Depay është vendosur të largohet nëse vjen ndonjë ofertë afër shifrës 24 milionë stërlina që United i pagoi PSV Eindhoven-it për të në 2015-ën. Pra Mourinho nuk mendon t’i shtojë këtë muaj skuadrës së tij asnjë element të ri, madje klubi ka përgënjeshtruar zërat që flasin për një afrim të mbrojtësit Victor Lindelof të Benfica-s.

Më shumë nga Futboll