Champions League

Moviola në “AS”: Casemiro shkaktoi penallti, Kane “offside” në rastin e golit

Moviola në “AS”: Casemiro shkaktoi penallti, Kane “offside” në rastin e golit

Sipas ekspertëve të gazetës spanjolle “AS”, gjyqtari Szymon Marciniak bëri dy gabime gjatë ndeshjes Real Madrid-Tottenham në “Santiago Bernabeu”. Polaku “fali” një herë madrilenët dhe një herë miqtë.

Në të 20′, Casemiro shkaktoi faull ndaj sulmuesit Fernando Llorente brenda zonës dhe duhej akorduar penallti, por kjo nuk ndodhi. Episodi është shumë i lehtë për t’u vlerësuar, sepse braziliani e preku dukshëm shtatlartin e “The Spurs”-ave.

Jo edhe aq i dukshëm qe çasti i golit të shënuar nga Harry Kane në të 28′. Në fakt, ai u vlerësua me të drejtë autogol i mbrojtësit Raphael Varane, por Kane qe aktiv gjatë aksionit dhe kërkoi ta godiste topin duke qenë në pozicion jashtë loje. Goli u konsiderua i rregullt, por mund të quhet gabim fatal.

Më shumë nga Champions League