Kampionati Shqiptar

Moxhi-Hoxhës: Po nuk kërkove falje, s’luan sa te jem unë te Partizani!

Humbja e së dielës nxori në pah dënimin e Alban Hoxhës. Te Partizani nuk mund të bësh çfarë të duash dhe drejtuesit ua kanë përcjellë më së miri mesazhin futbollistëve, pasi i pari i dënuar është kapiteni Alban Hoxha, një nga pikat më të forta të skuadrës së kuqe. Portieri cërrikas u la në stol në ndeshjen me Laçin, ndërkohë që pas humbjes me bardhezinjtë, drejtori Moxhi deklaroi se për të do të ketë edhe masa penalizuese financiare.

Gjoba i është komunikuar Hoxhës, që duhet të paguajë 2 mijë euro në klub, por nuk mbaron me kaq, pasi, sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, Moxhi i ka vënë edhe një kusht tjetër portierit. “Po nuk u kërkove falje shokëve të skuadrës, sa të jem unë nuk do të luash te Partizani”, – janë fjalët që thuhet se Moxhi i ka drejtuar Alban Hoxhës, i cili braktisi grumbullimin e ekipit një natë para ndeshjes me Laçin, ndërkohë që edhe pas kualifikueses Maqedoni-Shqipëri i është bashkuar ekipit me vonesë, pa lajmëruar askënd në klub, sikurse u shpreh italiani pas disfatës me kurbinasit.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar