Premier League

“Mua më kritikonin kur bëja lojë të mirë tek United, Mourinho është i mërzitshëm dhe nuk e kritikon njeri”

Louis van Gaal ka thumbuar Jose Mourinho-n duke thënë se ai më mirë do të shihte Manchester City-n se sa ish-ekipin e tij Manchester United.

Mourinho e humbi derbin e së dielës 2-1 dhe u përfshi në një sherr masiv në tunelin që të çon te dhomat e zhveshjes.

Tani Van Gaal, të cilin Mourinho zëvendësoi te United, ka quajtur ish-klubin e tij shumë më të mërzitshëm se kur ishte ai në krye të Djajve, si dhe i ka thurur elozhe City-t të Pep, që tani kanë një avantazh prej 11 pikësh në Premier League.

“Më mirë do të shihja City-n teksa luan se sa United,” shprehet Van Gaal.

“Të duhet kualitet në skuadër dhe duket qartë se City ka një skuadër më të mirë.

“Nëse më pyesni se sa mirë kam bërë tek United, do të thosha se ishte viti më i mirë i karrierës sime, duke marrë parasysh rrethanat nën të cilat po punoja.

“Luanim futboll që ishte në rregull. Por nuk është futboll që vlerësohet në Angli.

“Dhe prapëseprapë, kur sheh United, duhet të them se Mourinho nuk po kritikohet teksa loja e tij është shumë më e mërzitshme.

“Ajo që prodhon United tani është një futboll mbrojtës. Gjithmonë kam luajtur futboll sulmues.”


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Premier League