Connect with us

Futboll

Muça: Pasojat do jenë të rënda, qëndroj te Tirana

Tirana vijon me përgatitjet në terren në kuadër të pjesëmarrjes në turin e para paraeliminator të Europa League. Në kampin bardheblu atmosfera nuk është fortë pozitive, pasi në sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë e Parë. Klubi më i titullar në Shqipëri për herë të parë në histori do të luajë në një ligë inferiore, disa prej futbollistëve që janë pjesë e kontigjentit bardheblu nuk e kanë idenë se çfarë do të thotë kjo për hisotrinë e këtij klubi dhe mbështetësit.

Image may contain: 9 people, people smiling, people standing, outdoor and nature

Megjithatë ka edhe nga ata që e dinë se pasojat do të jetë tepër negative, qendërmbrojtësi Gentian Muça në një intervistë për mediat, e pranon se situata do të jetë edhe më e ndërlikuar: “E them me bindje se pasojat do të vijnë më mbrapa, atëherë do e kuptojmë se çfarë ka ndodhur realisht. Pasojat nuk janë vetëm sa i përket largimit të futbollistëve, por edhe të rënda për historinë e këtij klubi”.

Image may contain: 1 person, playing a sport and outdoor

Dështimi i takon presidentit Refik Halili dhe trajnerit Mirel Josa që dha dorëheqjen, por edhe tifozët kanë një përgjegjësi të madhe për zbritjen e Tiranës një kategori më poshtë. “Besoj se mungesa e tifozëve ka ndikuar 100% në rënien e skuadrës”, deklaroi Muça që shtoi se do të mbetet bardheblu: “Nuk e besoj se ka më lart se Tirana. Po, besoj se do të mbetem bardheblu”.

Më shumë nga Futboll