Futboll

Muça shtang Tiranën, niset drejt Austrisë

Tirana në alarm, rrezikon lojtarin e saj më konstant dhe të rëndësishëm, Gentjan Muçën. Qendërmbrojtësi i cili prej disa ditësh po vuan dëmtimin e pësuar në gju, mësohet se do të niset nesër drejt Austrisë për të zbardhur diagnozën e saktë. “Gentjan Muça do të udhëtojë nesër drejt Austrisë për të mësuar më tepër për shkallën e dëmtimit në gju që e mban larg fushave prej disa ditësh. Mbrojtësi bardheblu ka kryer rezonancën në kryeqytet dhe më pas e ka dërguar atë në një klinikë të specializuar në Austri”, njofton klubi bardheblu në faqen zyrtare.

Gentjan Muça do të udhëtojë drejt Austrisë për kontrolle të mëtejshme të gjurit.

Gentjan Muça do të udhëtojë drejt Austrisë për kontrolle të mëtejshme të gjurit.

“Muçës i është kërkuar të udhëtojë për të zhvilluar një tjetër vizitë për të mësuar diagnozën për gjurin e dëmtuar dhe vendosur më pas për çfarë nevojitet për rekuperimin e tij. Futbollisti nesër do të udhëtojë drejt Austrise për të kryer të tjera analiza të specializuara”, ka përfunduar njoftimi i klubit. Muça konsiderohet si mungesa më e rëndësishme në kampin bardheblu në vigjilje të sfidës së nesërme ndaj Flamurtarit, e vlefshme për takimin e dytë çerekfinal të Kupës së Shqipërisë.

[interaction id=”56c38138b6c51fb652d565b4″]

Më shumë nga Futboll