Sporte Mix

Muffat korr suksesin e parë në Kupën e Botës, Peter Fill fiton kupën e “të kombinuarës”

Skiatori italian Peter Fill është shpallur kampion bote në disiplinën e “të kombinuarës”, pas përfundimit ta garës së sotme, të zhvilluar në pistën zvicerane të Wengen. Kjo ishte gara e fundit sezonale në këtë disiplinë dhe vendi i tretë arritur sot i dha matemakisht skiatorit italian trofeun në këtë disiplinë, që grumbulloi në total 140 pikë. Kjo është hera e parë që një skiator italian e fitoi këtë disiplinë.

Për sa i përket garës, ajo u fitua nga skiatori francez Victor Muffat, që pas dy zbritjesh (sllallom dhe zbritje e lirë), dha kohën e përgjithshme 2’35”29, duke lënë pas rusin Pavel Trikhicev dhe italianin Peter Fill. Ky ishte suksesi i parë në karrierë në garat e Kupës së Botës për Muffat.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës asnjë ndryshim në krye të saj, me austriakun Marcel Hirscher që udhëheq në kuotën e 874 pikëve, duke lënë pas norvegjezin Kristoffersen e francezin Pinturault.

Skiatori francez Victor Muffat


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Sporte Mix