Connect with us

Tenis

Muguruza shpalos planet: 4 turne radhazi për t’u bërë “Numri 1”

Për momentin mban vendin e katërt të renditjes botërore për femra, me 1,800 pikë pas çekes Karolina Pliskova, por tenistja spanjolle Garbine Muguruza synon që të kapë majën e renditjes. Triumfi në grand slemin e Wimbledonit dy javë më parë ka motivuar tenisten bukuroshe, që është gati për t’u rikthyer në fushë, këtë herë në një sipërfaqe tjetër dhe grumbulluar sa më shumë pikë. Së shpejti nisin ndeshjet në fushat me çement, që kurorëzohen me grand slemin e US Open, në fund të gushtit. Turneu i madh do të jetë etapa e katërt dhe e fundit për Muguruzën gjatë muajit gusht, pasi ajo do të luajë edhe në tri turne të tjerë.

Tenistja spanjolle Garbine Muguruza

Do të luaj edhe në 3 turne të tjerë: Stanford, Toronto dhe Sinsinati. Kam shumë dëshirë për të luajtur dhe entuziasmi nuk më mungon. Dy vitet e fundit kjo periudhë e vitit nuk ka qenë shumë e mirë për mua, por me kohën kam fituar përvojë dhe këtë herë mentaliteti është ndryshe, më pozitiv. Edhe stërvitja ka shkuar mirë, ndaj gjithçka është e mundur. Unë besoj se mund të bëj hapa të mëdhenj përpara dhe të arrij atë objektiv që i kam vënë vetes”, u shpreh sot për emdiat tenistja spanjolle Garbine Muguruza. Ajo ka mbërritur në Amerikë për të përgatitur një muaj të gjatë në “tokën e premtuar”.

Më shumë nga Tenis