Connect with us

Bundesliga

Müller reagon për kritikat: Sistemi i ri më shkon

Thomas Müller nuk është nga ata të cilët mbytën me një pikë ujë. Sulmuesi i Bayern-it shënoi vetëm një gol në fazën e parë të sezonit në Bundesligë, por nuk ka ndërmend të futet nën batanije dhe të bëjë gjumin letargjik. Pavarësisht kritikave, kampioni i botës është gati të rindezë motorët dhe do t’ia nisë që me fazën përgatitore në Katar, aty ku rekordmenët do të stërviten deri më 11 janar. 27-vjeçari sot dha një konferencë për shtyp, ku u shfaq mjaft i motivuar për muajt në vijim.

th

Thomas Müller sot u penalizua në stërvitje duke pritur topat me … e shihni vetë!

“Seancat e para stërvitore qenë shumë intensive. Ne duhet të vazhdojmë aty ku e kemi lënë. Faza e dytë? Po e pres me një ndjesi të mirë”, – u shpreh Müller, i cili së fundmi mori një shuplakë nga Lothar Matthäus. Sipas këtij të fundit, sulmuesi do të vuajë për të gjetur një vend në 11-shin e trajnerit Carlo Ancelotti. “Këto fjalë janë normale, sepse vijnë nëpërmjet medieve. Unë e di se mund të bëj më mirë. Sistemi i ri më përshtatet më shumë. Kam luajtur mirë dhe kam shënuar sërish”, – qe reagimi i paqtë i bavarezit.

 

 

Më shumë nga Bundesliga