Bundesliga

Müller: Sot vuaj unë, nesër e kanë radhën të tjerët

“Thomas Müller luan gjithmonë!”

Kështu shprehej Louis van Gaal për sulmuesin, kur stërviste Bayern-in. Epo, këtë sezon kjo nuk po ndodh. Bavarezi ka pranuar se nuk është i kënaqur me gjendjen e tij aktuale, por ka garantuar se egoja e tij do të jetë gjithmonë në plan të dytë. Lojtari i kombëtares gjermane priti 999 minuta për të shënuar golin e vetëm të tij në Bundesligë dhe iu desh ta shihte nga stoli ndeshjen me RB Leipzig-un, e fundit për vitin 2016. Duke folur në “Sport Bild”, kampioni i botës dha edhe një mesazh për shokët e skuadrës.

“Ndeshja e fundit me RB Leipzig-un nuk ishte idealja për mua personalisht, sepse nuk luajta. Besoj se në atë ndeshje do të kisha më shumë hapësirë se në ndeshjet e tjera dhe do ta kisha shijuar. Kështu, sigurisht që nuk mund ta isha i kënaqur me faktin që mbeta në stol. Do të ketë ditë kur lojtarët do të duhet të pranojnë stolin në ndeshje të rëndësishme, por duhet ta kalojmë këtë si skuadër. Shpirti i ekipit është çelësi dhe duhet të vendosim skuadrën para egos sonë. Kjo vlen për mua dhe për çdo lojtar tjetër”, – u shpreh Müller.

 

Më shumë nga Bundesliga