Futboll

Mund Kamzën, Partizani rifutet në garë

Dy golat e Asani kanë rikthyer Partizanin te fitorja, pasi sot kanë mjaftuar për të mposhtur dhe triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj Kamzës në “Selman Stërmasi”. Miqtë nga Kamza janë munduar të reagojnë, por goli i vetëm i shënuar nga Plaku, nuk ka mjaftuar për të përmbysur të kuqtë. Me këtë fitore, që ka mbyllur javën e 18-të të kampionatit të Kategorisë Superiore, skuadra e Partizanit ka arritur në kuotën e 27 pikëve, duke parakaluar në renditje Kamzën në vendin e pestë dhe për tu rifutur në garën për Kupat e Europës, pasi distanca deri në vendin e dytë, aty ku qëndron Flamurtari është vetëm 5 pikë.

Image may contain: 1 person

Të kuqtë kanë kaluar menjëherë në avantazh. Vetëm gjashtë minuta nga fillimi i takimit, ishte Asani ai, që ka dërguar topin në rrjteë, për të kaluar Partizanin në epërsi, pasi ka shfrytëzuar maksimalisht një top të krosuar nga Bardhi dhe të përplasur në traversë. Një avantazh ky i të kuqëve që është thelluar në të 23’, sërish me të njëjtin autor. Asani ka shndërruar në gol atë top të shërbyer në mënyrë perfekte nga Kardozo. Reagimi i Kamzës nuk ka munguar dhe vetëm dy minuta më pas, në të 25’ ka ngushtuar shifrat në 2-1, falë golit të realizuar nga ish-sulmuesi i Partizanit, Plaku, që ka dërguar në rrjetë atë top të krosuar nga Idrizaj. Gjithsesi, reagimi i Kamzës ka qenë i pamjaftueshëm për të rrezikuar epërsinë e Partizanit.

Image may contain: one or more people, stadium and outdoor

Partizani-Kamza 2-1

Shënues: Asani 6’, 23’ / Plaku 25’

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Atanda, Belica, Trashi, Asani, Telushi, Batha, Lukas Kardozo, Progni, Bardhi.

Trajner: Dalipi

Kamza: Gjonikaj, Zguro, Frashëri, Lelis, Kuqo, Arrabal, Imeri, Idrizaj, Plaku, Fukui, Raçiç.

Trajner: Ndreu

Arbitër: Andi Koçi

Më shumë nga Futboll