Futboll

“Mund të zëvendësojë Ronaldon, Benzema nuk më surprizon!”

Trajneri i Los Blancos, Julen Lopetegui beson se Karim Benzema po shijon rolin e tij si sulmues kryesor në fazën më të mirë të karrierës së tij, teksa po ndihmon Real Madrid që të shënojë e fitojë edhe pa golashënuesin rekordmen të Galaktikëve, Cristiano Ronaldo. Sulmuesi francez që ndodhet në formën e tij më të mirë, Benzema, ka shënuar plot katër gola në tre ndeshjet e zhvilluara në La Liga, në këtë start 100% pozitiv të Real Madrid nën drejtimin e trajnerit të ri, Lopetegui. Francezi ka qëndruar te Real Madrid gjithmonë nën hijen e rekordmenit Ronaldo, që nga mbërritja e tij në “Bernabeu” në vitin 2009, duke u renditur pas tij në klasifikimet e golashënuesve në të nëntë sezonet e fundit. Por, me transferimin e CR7 te Juventus, Benzema ka reaguar në mënyrën më fantastike, në përputhje me përgjegjësinë që tashmë rritet mbi atë.

“Nuk jam i surprizuar, ai është një futbollist madhështor, që ndodhet në kulmin e tij, në moshë të mirë dhe në gjëndje fizike. Ne duam që ai të vazhdojë të bëjë atë që është duke bërë, madje edhe më shumë se kaq. Janë futbollistët ata që luajnë dhe kapërcejnë vështirësitë me të cilat përballemi”, deklaroi trajneri i Real Madrid, Lopetegui mbi sulmuesin francez, Benzema. Ish-sulmuesi i Lyon, Benzema shënoi dy gola në fitoren e Real Madrid 4-1 ndaj Leganes, përpara pushimit për ndeshjet e kombëtareve, duke gjetur kështu golin kundër 33 ekipeve kundë të cilave ka luajtur në La Liga. Sulmuesi 30-vjeçar ka  shënuar 131 gola në La Liga.

Më shumë nga Futboll