Connect with us

Futboll

Mundet nga Fenerbahce, Ekuban ruan nderin e Partizanit

Skuadra e Partizanit humbi sot miqësoren kundër kundërshtarit elitar, Fenerbahce. Të kuqtë u mundën me rezultatin 3-1 në testin ndaj ekipit turk, që më shumë se një ndeshje përgatitore, u konsiderua nga vetë futbollistët dhe stafi i Partizanit si një mundësi që lojtarët të performojnë në sytë e menaxherëve. Rezultati përfundimtar mund të konsiderohet i pranueshëm, ndonëse negativ për të kuqtë, duke marrë në koknsideratë faktin që Partizani e pa veten me dy gola në disavantazh që në minutën e 8’ të takimit.

Starti i të kuqve ishte vërtetë për tu harruar, me Ramadanin, që u dha mundësinë vendasve të kalojnë në avantazh që në minutën e 5’, pas një topi të humbur në mesfushë. Ozan ka dërguar topin në rrjetë. Vetëm 3 minuta më pas, në një goditje këndi në zonën e të kuqve, Fernandao ka mposhtur portierin Hoxha, duke devijuar topin drejt rrjetës, për të dyfishuar avantazhin e Fenerbahce, që në të 81’ ka gjetur golin e tretë me anë të Kojabashi. Për Partizanin golin e nderit e ka shënuar Ekuban në të 83’ pas një marrje perfekte të topit, duke mposhtur mbrojtjen turke, sikurse dhe portierin, për të sigluar rezultatin përfundimtar në shifrat 3-1.

Më shumë nga Futboll