Mundje

Mundje, Federata nderon  veteranët e këtij sporti ndër vite

Në ceremoninë zyrtare të Kampionatit Kombëtar të Mundjes për të rritur, Federata ka vlerësuar me çertifikata mirënjohje, ish-mundës për kontributin e tyre ndër vite dhënë në sportin e mundjes. Shkëlqim Kokali, Ibrahim Kovaçi, Kujtim Nina, Viktor Kola dhe Vasillaq Sota, u vlerësuan nga Federata me Çertifikatë Mirënjohje për kontributin e dhënë ndërvite në sportin e mundjes.

Veç pesë mundësve, Kokali, Kovaçi, Nina, Kola dhe Sota, Federata Shqiptare e Mundjes i ka dhënë pak javë pas çertifikatës “Nderi i Mundjes Shqiptare”, edhe medaljen e “Nderit të Mundjes Shqiptare” si Kampion Kombëtar ndërvite, ish mundësit Pëllumb Jakupi.

Pas kësaj medalje, Pëllumb Jakupi ka dhënë një lajm të mirë për qytetin e Fierit dhe ekipin e mundjes së Apolonisë, me të cilin ai është shpallur 7 herë Kampion Kombëtar për të rinjt gjatë viteve të Komunizmit. Z. Jakupi ka marrë premtimin e bashkisë së Fierit se do të mbështes ringritjen në nivele të larta të ekipit të Apolonisë.

Ish mundësi i Apolonisë ka falenderuar TeleSport dhe themeluesin e tij, Dr. Muhamet Malo si dhe djemt e tij, që sot vijojnë të mbështesin promovimin e mediatik të sportit në përgjithësi dhe të mundjes në veçanti.

Më shumë nga Mundje