Mundje

Mundje, të rritur, Tirana shpallet kampione e Shqipërisë, përmirësohet gjendja e Leonardo Frrokaj

Është  zhvilluar të shtunën Kampionati Kombëtar i Mundjes për të rritur në ambientet e pallatit të sportit “Asllan Rusi”. Në këtë aktivitet sportiv, që u transmetua direkt në ekranin e “TeleSport”, merrnin pjesë ekipe nga e gjithë Shqipëria, me mundës që garuan në pesha të ndryshme në stilin e “lirë” dhe “greko-romak”.

Rivaliteti mes mundësve ka qenë i madh, ku kanë spikatur mundësit e ekipeve të Tiranës, Teutës, Besëlidhjes etj.  Gjatë gjithë kohës, garat janë shoqëruar me një flamur me mbishkrimin e emrit të “Leonardo Frrokaj”, mundësi që pak ditë më parë pësoi një dëmtim të rëndë në Kampionatin Ballkanik të Mundjes për të rinj në Slloveni.

Në intervistën dhënë për TeleSport gjatë kampionatit, Presidenti Federatës Shqiptare të Mundjes Martin Biba, u shpreh se Leonardo Frrokaj ka dalë nga gjendja e rrezikut për jetën, ndërkohë që po mbahet nën vëzhgimin e mjekve të specializuar në Slloveni.

 

Gjendja shëndetësore e mundësit shqiptar ka vënë në lëvizje edhe drejtuesit e Federatës Botërore të Mundjes, të cilët janë duke u interesuar direkt për përmirësimin e shëndetit të Leonardo Frokaj.

Shqipëria arriti të ngjitet në podium në Kampionatin Ballkanik të Mundjes për moshat shkollore, që u zhvillua në Turqi, por për respekt të Leonardo Frrokaj, Presidenti Federatës, Martin Biba thotë se nuk iu bë jehonë këtij triumfi në media.

Kampionati Kombëtar i Mundjes për të rritur ishte dhe aktiviteti i fundit sportiv i organizuar nga Federata Shqiptare e Mundjes për vitin 2017. Sportistët më të mirë të këtij kampionati, do të përzgjidhen për të marrë pjesë në aktivitete ndërkombëtare të mundjes, ku Shqipëria synon të përfaqësohet.

Në fund të këtij aktiviteti janë shpallur dhe fituesit, ku ekipi i Tiranës është shpallur Kampione e dyfishtë në stilin e “lirë” dhe atë “greko-romak”.

 

Stili Greko-Romak

59 Kg Edison Therepeli vendi 1 Tomorri

66 Kg Jurgen Uku vendi 1 Teuta

71 Kg Dritan Therepeli Vendi 1 Flamurtari

75 Kg Joel Gjelaj vendi 1 Besëlidhja

80 Kg Boris Frrokaj vendi 1 Tirana

85 Kg Alban Necaj vedni 1 Besëlidhja

98 Kg Ergys Mirukaj vendi 1 Beslidhja

130 Kg Erind Pernokaj vendi 1 Besëlidhja

Ekipi kampion Tirana me 72 pikë

Stili i Lirë

57 kg Ordis Lila vendi 1 Tirana

61 kg Isa Merkja vendi 1 Tirana

65 kg Erigkent Prizreni vendi 1 Tirana

70 kg Orges Lila vendi 1 Tirana

74 kg Osman Hajdari vendi 1 Tirana

86 kg Klodian Bulica vendi 1 Tirana

97 kg Paris Karepi vendi 1 Teuta

126 kg Egzon Shala  vendi 1 Golloborda

Ekipi kampion Tirana me 77 pikë

Më shumë nga Mundje