Premier League

“Muri” Ederson, ai që ka zgjidhur problemet e portës së City-t

Ederson Moraes ka bërë një start fantastik te Manchster City.

Paraqitja e tij e fundit në fitoren 2-1 ndaj Napolit në Champions League të martën ishte padyshim më e mira e tij.

Ederson i mohoi golin Mertens nga pika e bardhë e penalltisë, por jo vetëm aq. Ai ishte në super formë përgjatë gjithë 90 minutave.

Image result for ederson man city

Askush nuk e njihte mirë portierin kur City pagoi 45 mln euro për ta sjellë në Etihad nga Benfica gjatë qershorit, duke e bërë portierin më të shtrenjtë të gjitha kohërave pas Gianluigi Buffon. Ai nuk kishte bërë asnjë paraqitje me Brazilin deri në atë pikë, dhe kishte një reputacion për goditjet e forta dhe pritjet cilësore.

Për shumë njerëz, blerja e tij ishte një tjetër bast i Pep Guardiola-s. Por që, deri tani të paktën, është fituar.

Image result for ederson man city

Ai ka mbajtur portën e tij të paprekur në 7 nga 11 paraqitjet me City-n. Ai ka luajtur një rol integral në paraqitjen e mirë të Qytetarëve këtë fillim sezoni.

“Ai është ambientuar kollaj,” shprehet Pep për Ederson. “Një djalë i qetë, bën pritje të mira, është i mirë me këmbë, i shpejtë, i fortë, i ri, do të mësojë, dëgjon.”

Ai ka treguar një qetësi impresionuese dhe siguri në një pozicion që ishte një nga më problematikët sezonin e kaluar.

Ederson ka shënuar edhe dy gola teksa luante me të rinjtë e Benfica-s. Vetëm goli po i mungon te City.

Image result for ederson man city

Më shumë nga Premier League