• Murray i dëmtuar, tërhiqet nga turneu Masters i Majemit

    Publikuar: 19 Mar 4:18

    Tenisti britanik Andy Murray përmes një mesazhi për fansat në rrjetet sociale ka deklaruar se nuk do të luajë javën e ardhshme në turneun masters të Majemit. Numri 1 në botë konfirmoi se ka një problem në bërrylin e djathtë, që nuk e ka lejuar të stërvitet ditët e fundit, pas eliminimit të shpejtë nga turneu Masters i Indian Wells. “Për fat të keq, për shkak të një dëmtimi në bërrylin e djathtë, nuk jam në gjendje të luaj në Majemi. Dua t’u kërkoj ndjesë fansave për tërheqjen time, pasi ky është nja turnetë e mi të preferuar. Tashmë po fokusohem për rikthimin në fushë në fushat me dhè”, u shpreh në mesazhin e tij tenisti britanik. Gjithsesi, Murray do ta ruajë kreun e renditjes botërore për meshkuj, pasi ka gati 4 mijë pikë avanatzh ndaj Novak Djokovic, i cili gjithashtu është në dyshim për turneun e Majemit.


    Lexo postimet e tjera