Tenis

Murray: Ishte një vit i vështirë, gjithçka nis nga e para

Në 15 muaj, tenisti britanik Andy Murray ka luajtur vetëm 13 ndeshje, duke fituar 7 e humbur 6, akticvitet që nis nga Wimbledon 2017 e mbyllet në Shenzen 2018. Shumë pak një një tenist që dy vite më parë ishte numri 1 në botë. Në mes të kësaj periudhe edhe një operacion në shpinë. Por kohët e fundit Murray duket se ka vendosur të rinisë gjithçka nga e para dhe të rinisë nga “A”-ja vitin 2019, duke debutar në turneun e Brisbane.

Objektivi kryesor i tenistit britanik është shëndeti dhe më pas rezultatet në fushë. “Çdo ditë ndihem më mirë. Ky ka qenë një vit i vështirë por jam gati të rinis gjithçka nga e para. Tani do të nis përgatitjet në Miami, ku do të shfrytëzoj kushtet klimaterike për t’u përgatitur ashtu si duhet. Dua që kur të nisë sezoni i ri të jem në formën optimale dhe të bëj një paraqitje të mirë aty dhe në Australian Open”, tha Andy Murray.

Më shumë nga Tenis