Connect with us

Tenis

Murray: Prisja më shumë nga Parisi, tani synoj triumfin në Wimbledon

Eliminimi në gjysmëfinalen e grand slemit të Roland Garros ka zhgënjyer pa masë tenistin britanik Andy Murray, që ende nuk po gjen rrugën e duhur drejt suksesit këtë sezon. Ai vazhdon të ruajë kreun e renditjes botërore, por tashmë kërcënuesit janë të shumtë. “Ky turne ishte turne më i mirë për sa i përket paraqitjes time krahasuar me të tjerët e zhvilluar në fushat me dhè. E dija që do ta kisha të vështirë të fitoja në Paris, por kur mbërrita deri në gjysmëfinale shpresoja për më shumë. Ndaj mendoj se gota është gjysmë bosh pas këtij grand slemi”, u shpreh sot nga Londra britaniku Andy Murray, që tani do të përgatitet për turneun e Wimbledon.

Tenisti britanik Andy Murray me trofeun e fituar vjet ne Wimbledon

Britaniku do të synojë fitoren në grand slemin e shtëpisë, ku është kampion në fuqi. Në fushat me bar ai ndihet më komod, ndaj pas disa ditësh pushim është gati të rinisë stërvitjen, duke shpresuar që këtë herë të mos zhgënjejë para fansave të tij. “Në Wimbledon kam kujtime shumë të mira, ndaj shpresoj që këtë vit të mos zhgënjej, të thuej tabunë e këtij viti dhe të largohem me trofe. E di që presioni do të jetë i madh, pasi të gjithë duan që të dal fitues, por unë jam gati”, u shpreh Andy Murray, që në fushat me bar të Londrës ka fituar në vitin 2012 edhe medaljen e artë në Lojërat Olimpike.

Më shumë nga Tenis