Tenis

Murray rikthehet në stërvitje: Dua të ruaj kreun e renditjes

Numri 1 në botë për meshkuj në tenis, Andy Murray, ka nisur sot stërvitjen, duke zbritur në fushë për herë të parë që pas ndeshjes çerekfinale të Wimbledonit, ku u mund dhe eliminua nga Sam Querrey. Ai prej disa muajsh ka probleme me shpinën, ndaj ka nisur një stërvitje të lehtë. Me raketë në dorë ai ka nisur të duelojë me murin, duke përplasur topin me të. “Është rivali që nuk ka humbur asnjëherë”, ka thënë Murray. Rikthimi në stërvitje është një lajm i mirë për tenistin britanik, por që nuk jep garanci për rikthimin e tij në fushë në turneun Masters të Montrealit.

Tenisti britanik Andy Murray

Ndihem pak më mirë, ndaj vendosa të rinis stërvitjen, për të qenë gati për çdo moment. Nuk e di se kur do të rikthehem në fushë, por dua të jem në formën më të mirë të mundshme. Për sa i përket Montrealit, do të shohim momentin se si do të jem fizikisht për të vendosur”, u shpreh Andy Murray. Duket se tenisti britanik kërkon të marrë pjesë në të gjitha turnetë, në mënyrë që të mbrojë kreun e renditjes botërore edhe pse kjo duket e vështirë, duke qenë se nuk është në formë.

Më shumë nga Tenis