Futboll

Musacchio drejt Milan, por ëndrra quhet Aubameyang

Massimiliano Mirabelli është emëruar zyrtarisht drejtori sportiv i AC Milan. Detyrua e tij është më e gjerë se zakonisht dhe nuk përfshin vetëm merkaton e skuadrës së parë, por edhe drejtimin e sistemit të akademisë kuqezi, ku duke nisur nga sezoni i ardhshëm, të gjitha ekipet do të luajnë me të njëjtën vendosje dhe strategji loje si skuadra e parë, duke ndjekur shembullin e klubeve më të mëdha në Europë. Por para se të nisë ky projekt duhen sistemuar të mëdhenjtë. Mirabelli u pa në shoqërinë e trajnerit Vincenzo Montella, duke ndjekur ndeshjen Monaco-Dortmund. Në listën që i ka dhënë trajneri drejtuesit janë 10 emra të nivelit më të lart për përforcimin e kuqezinjve. Me siguri, të martën ata kanë folur edhe për Pierre-Emerick Aubameyang…

Image result for Mirabelli montella

Të martën pas ndeshjes, dyshes Montella-Mirabelli iu bashkua edhe drejtori i përgjithshëm i AC Milan, Fassone. Morën vendime në lidhje me merkaton, kampionatin, qendrën sportive dhe u larguan nga “Casa Milan” së bashku. Kjo do të jetë treshja që do të drejtojë klubin e Milan në sezonin e ardhshëm, pasi është e sigurt se Montella do të jetë trajneri në sezonin 2017-18. Mateo Musacchio është futbollisti që me 100% do të jetë pjesë e Milan, pasi klubi e ka arritur prej kohësh marrëveshjen me lojtarin, me dëshirë të trajnerit Montella dhe Villarreal do të pajtohet me 15 milionë euro për qendërmbrojtësin argjentinas që ka një kontratë deri në qershor 2018 dhe rrezikon të largohet me parametër zero një vit më pas, nëse nuk e shesin në verën e ardhshme. Eshtë e sigurt se Musacchio do të luajë në “San Siro”, sezonin e ardhshëm.

Më shumë nga Futboll