Futboll

Musolli analizon Teutën dhe ekipin: Kur u shpallëm kampionë kishim më shumë emra

Mesfushori Besar Musolli doli së bashku me trajnerin Armando Cungu në konferencën e sotme për shtyp. Ai është i qartë në kërkesat e trajnerit dhe mendon se skuadra po merr formën e duhur. Kosovari beson se skuadra e tij do të dalë me 3 pikë nga stadiumi “Niko Dovana”, pasi do të fitojnë me Teutën.

Musoll, si është të punosh sërish me Cungun?
Kur kam ardhur për herë të parë këtu kam patur trajnerin Armando Cungu. Ai më ka mësuar hapat e parë në kampionatin shqiptar. Tashmë, pas 5 apo 6 vitesh e gjej sërish. U ndjeva shumë mirë, pasi e njoh si person dhe jam i lutmtur që po punojmë sërish bashkë.

Presidenti Gjici ka kërkuar gjithmonë lojë të bukur, a mendoni se e keni arritur me Cungun?
Kërkesat e presidentit janë plotësimi i objektivave dhe loja e bukur. Çdo trajner ka kërkesat e veta me Cungun kishim probleme në fillim, ndërsa këto 3 javët e fundit nuk ka munguar loja e bukur. Krijuam shumë volum loje, raste, sidomos ndeshjen e fundit me Tiranën.

Keni thënë se duhet përshtatur grupi, pasi kanë ardhur shumë lojtarë të rinj. Tani e sheh më të bashkuar grupin?
Gjatë merkatos kishim 15-16 lojtarë të rinj dhe fillimi ishte i vështirë. Nga java në javë po lidhemi më shumë dhe po vjen fytyra e re e Kukësit.

A ka lidhje kjo skuadër me atë që fitoi titullin?
Ka dallim, pasi tani jemi një ekip i ri, ndërsa atëherë ishte me emra të njohur.

Ke ndryshuar disa partnerë në mesin e fushës. A është probleme për ty?
Problem nuk e shoh derisa të arrijmë ambientimin. Detyrat janë të njëjta. Pak problem kemi, por me kalimin e kohës çdo gjë shkon në vendin e tij.

U fol për problem, por me kë ndiheni më mirë në mesfushë?
Tani nuk mund të flas me emra, por secili që luan është shokët ynë dhe ndihem mirë.

A e ndjeni mungesën e Reginaldos, Shametit dhe Rrumbullaku? Rikthimi i Shkodrës?
Dihet se ndihet mungesa e Reginaldos sepse i njohim vlerat që ka. Presim Shametin dhe Rrumbullakun që të plotësohemi krejtësisht, por kjo nuk do të thotë se do t’i ndjejmë shumë mungesat e tyre, pasi secili që luan jep maksimumin.
Me afrimin e Shkodrës u rikthye grupi plotësisht. Përmend dhe Et’hemin.

Sa të vështirë e shihni ndeshjen me Teutën?
Teuta ka treguar se është ekip që ka vlera. E kemi parë ekipin këto kohë, por ne do të ikim të marrim maksimumin nga kjo ndeshje.

Më shumë nga Futboll