Kombëtarja

Mustedanagic: Shqipëria U-17, gati të surprizojë në turneun e UEFA-s

Kombëtarja shqiptare e futbollit U-17, e drejtuar nga trajneri Dzemal Mustedanagic, do të jetë pjesë e një turneu zyrtar të UEFA-s, i vlefshem për kualifikueset e Kampionatit Europian të kesaj grupmoshe. Turneu do të zhvillohet në Shqipëri në periudhën 19-25 tetor. Në të garojnë Shqipëria U-17, Spanja U-17, Kroacia U-17 dhe Lihtenshtejni U-17, përkatësisht në grupin e dytë. Mustedanagic ka dalë sot në një konferencë për shtyp nga mjediset e FSHF-së, duke pranuar vështirësinë e rivalëve, por edhe duke besuar tek ndonjë surprizë.

Mes të tjerash, “Xhema” ka nënvizuar: “Në skuadër është një atmosferë e mirë. Lojtarët janë të motivuar të bëjnë diçka të madhe për futbollin shqiptar. Unë kam qenë gjithmonë optimist dhe besoj te skuadra që drejtoj. Në grupin tonë, Kroacia është favorit, më pas vjen Spanja. Pavarësisht kësaj, ne do të bëjmë maksimumin që të marrim sa më shumë pikë dhe, pse jo, të kualifikohemi. Jam realist kur them se Kroacia dhe Spanja janë favoritë në grupin tonë. Gjithsesi, mund të ndodhin edhe rezultate surprizë. Shqiptarët kanë diçka të veçantë nga të tjerët, që është fanatizmi.”

Ky është kalendari i ndeshjeve:
19 tetor
12:00 / Spanjë-Lihtenshtejn, “Niko Dovana”
14:00 / Shqipëri-Kroaci, “Selman Stermasi”

22 tetor
12:00 / Spanjë-Shqipëri, “Selman Stermasi”
14:00 / Kroaci-Lihtenshtejn, “Elbasan Arena”

25 tetor
14:00 / Kroaci-Spanjë, “Elbasan Arena”
14:00 / Lihtenshtejn-Shqipëri, “Selman Stermasi”

Më shumë nga Kombëtarja