Miks Bota

Mutko: Sporti rus ndër më të “pastërit” në botë

Ministri rus i sportit, Vitaly Mutko, ka befasuar të gjithë kur ka thënë sot për mediat ndërkombëtare se sporti rus është ndër më të pastërit në botë, duke iu referuar skandalit doping që ka pushtuar këtë vend gjatë dy viteve të fundit. Deklaratë që ka mbërritur pak orë pas vendimit të FIFA-s, për të zgjeruar Botërorin e vitit 2026 në 48 ekipe. Mutko, përveçse Ministër i Sportit Rus është edhe president i Federatës Ruse të Futbollit. Shumë sporte në Rusi e në veçanti atletika, janë përjashtuar nga aktivitetet ndërkombëtare, pa afat.

Mutko, ministri rus i sportit dhe president i Federates Ruse te Futbollit

“Njerëzit që duhet të analizojnë urinën, kanë nisur të ushtrojnë presion tek ata që duhet të marrin vendime politike dhe penalizojnë Rusinë, që është një ndër shtetet me sportin më të pastër në botë”, ka thënë Mutko për mediat. Një deklaratë që vjen kundër rrymës, pasi janë të shumta Federatat ndërkombëtare që nuk duan të zhvillojnë aktivitete në Rusi. “Ky është një sulm politik ndaj nesh, nuk hyn fare dopingu”, tha Mutko, duke hedhur poshtë akuzat e WADA-s se në Rusi dopingu mbështetet dhe mbrohet nga qeveria.

Më shumë nga Miks Bota