Futboll

Muzaka, në stërvitje me Tiranën pas 5 muajsh

Pas pesë muajsh jashtë fushave për shkak të dëmtimit të ligamenteve dhe operacionit të bëre në gju, sot Gjergji Muzaka është rikthyer. Dita e parë për të me grupin, dita e parë për të në kontakt me topin. Muzaka ka nisur një fazë tjetër, të fundit për sa i përket rehabilitimit të tij para se të rikthehet në fushë. E ka ndjerë veten mjaft mirë sot kur ka veshur këpucët e lojës dhe është bashkuar me skuadrën për të zhvilluar stërvitjen me ta. Rikthimi i Gjergjit është pritur me mjaft entuziazëm në skuadër dhe kanë qenë të shumta pasimet për të në një minindeshje kontrolli, me kureshtjen e madhe për të parë gjendjen e tij.

muzaka 2

Gjergji Muzaka në seancën e sotme stërvitore me bardheblutë

Muzaka shumë shpejt do të shtoj ritmin e përgatitjeve dhe shumë shpejt do të jete i gatshëm për t’u rikthyer të luajë për Tiranën. Ekipi luan nesër ndeshjen e radhës në kampionat përballë Teutës dhe sot bardheblutë kanë zhvilluar përgatitjet e fundit për këtë takim. Në “Skënder Halili”, nën drejtimin e trajnerit Shkëlqim Muça, skuadra ka zhvilluar edhe sot stërvitje me dyer të mbyllura për të përgatitur qetësisht takimin e nesërm. Tekniku bardheblu i ka dhënë skuadrës direktivat e fundit për përballjen e radhes me Teutën, ku kërkohet vetëm fitorja. Erjon Vucaj është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi në gju, Smajli gjithashtu është i gatshëm, pasi hematoma në sy i është larguar, ndërsa Ervin Bulku ka vijuar veç skuadrës stërvitje dhe nesër nuk do të jetë sërish i gatshëm.

[total-poll id=87928]

Më shumë nga Futboll