Tenis

Nadal arrin fitoren e 60-të sezonale dhe siguron finalen e Pekinit

Vazhdon sezoni i shkëlqyer i tenistit Rafael Nadal, që sot ka siguruar kualifikimin në një tjetër finale, atë të turneut të Pekinit. Numri 1 në botë mundi 2-1 në gjysmëfinale bullgarin Grigor Dimitrov (6-3, 4-6, 6-1), duke korrur suksesin e 60-të sezonal (ka edhe 9 humbje). Një fitore e vështirë por e merituar e tenistit spanjoll, që kërkon një tjetër trofe këtë vit, të 6-in. Jo vetëm kaq, por falë kualifikimit në finale, Nadal merr të tjera pikë në renditjen e përgjithshme, duke thelluar diferencën me Federer, që nuk mori pjesë në Pekin.

Rafael Nadal pershendet tifozet pas ndeshjes

Kjo ishte fitorja e nëntë e Nadal në 10 përballjet që ka zhvilluar ndaj Dimitrov, që edhe pse bëri një ndeshje të mirë, duke reaguar në setin e dytë, nuk ishte në gjendje të ndalë kampionin spanjoll. Nadal u tregua më i saktë, më agresiv në fushë, duke e merituar fitoren dhe duke u hakmarrë për ndeshjen e humbur një vit më parë në Pekin, ku Dimitrov ka regjistruar fitoren e vetme ndaj spanjollit. Në finalen e turneut të Pekinit, spanjolli do të përballet me australianin Nick Kyrgios, që në gjysmëfinalen tjetër mundi 2-0 (6-3, 7-5) gjermanin Alexander Zverev.

Më shumë nga Tenis