Tenis

Nadal dhe Federer e nisin me fitore turneun Masters të Shangait

Ka nisur me fitore aventura e tenistëve Rafael Nadal e Roger Federer në turneun Masters të Shangait, që sot kanë debutuar në ndeshjet e raundit të dytë, duke fituar të drejtën për të avancuar më tej. Spanjolli, numri 1 në botë për meshkuj, mundi me lehtësi 2-0 (6-2, 6-1) Jared Donaldson, në një ndeshje të dominuar nga Nadal, që gjatë gjithë kohës ishte superior në fushë.

Nuk zhgënjen as Federer, që mposhti po 2-0 (7-6, 6-4) Diego Shwartzman, duke vuajtur disi për të avancuar në turin tjetër. Zviceranit iu desh “tie break” për të ndalur rivalin në setin e parë, ndërsa në të dytin e pati më të lehtë. Në ndeshjet e luajtur sot nuk kanë zhgënjyer as bullgari grigor Dimitrov, gjermani Alexander Zverev, francezi Gilles Simon apo amerikanët Sam Querrey e John Isner.

Rafael Nadal peshendet fansat pas fitores

Më shumë nga Tenis