Tenis

Nadal humbet në Londër dhe tërhiqet: Sezoni im mbyllet këtu

Rafael Nadal është mundur 2-1 (6-7, 7-6, 4-6) nga belgu David Goffin në ndeshjen e parë në grupe në finalet e “ATP Championship”, duke u tërhequr edhe nga turneu. Problemet fizike në gjurin e djathtë, që u shfaqën dy javë më parë, nuk janë mbyllur për tenistin spanjoll, që vendos të mbyllë para kohe sezonin dhe të përgatitet për 2018-ën. Nadal nuk ishte në formën optimale dhe kjo u kuptua që në fillim, ashtu sikurse nuk ishte edhe Goffin, që nuk ishet në gjendje të fitonte kollaj një ndeshje ndaj një rivali të dëmtuar. “Sezoni im përfundon këtu. Do të tërhiqesha edhe po ta kisha fituar këtë ndeshje”, tha Nadal, që vazhdon ta ketë tabu turneun londinez, ku nuk ka fituar asnjëherë. Në takimin tjetër të këtij grupi, bullgari Grigor Dimitrov mundi 2-1 austriakun Dominic Thiem (6-3, 5-7, 7-5).

Tenisti spanjoll Rafael Nadal

Më shumë nga Tenis