Tenis

Nadal: I kam dhënë këshilla Murray si të rikuperojë nga dëmtimi

Rafael Nadal është kualifikuar për në gjysmëfinalet e turneut Masters të Montekarlos, turne ku ka mbetur pretendeti kryesor për fitore pas eliminimit të Novak Djokovic dhe mungesës së Roger Federer e Andy Murray. Ky i fundit nuk luan për një periudhë të gjatë për shkak të dëmtimeve dhe operacionit që kreu në bërryl në janar të këtij viti. Britaniku synon të rikthehet në fushë në qershor, por Rafael Nadal ka deklaruar sot se ka biseduar me Murray dhe i ka dhënë disa këshilla se si të kalojë këtë moment të vështirë. “Më pëlqen të ndaj me kolegët e mi përvojën time dhe anasjelltas”, tha Nadal.

Nuk flas shpesh me Andy, por pyesim njëri-tjetrin për sa i përket trajtimit që bëjmë për dëmtimet. Nuk ka rëndësi nëse jemi rivalë, pasi  miqësia shkon përtej asaj që ndodh në fushë. Në këtë drejtim kam më shumë përvojë se të tjerët. Fola me Andy dy javë më parë në telefon dhe i tregova gjëra që në rastin tim funksionuan. Më pas i takon atij dhe stafit të tij për të vendosur. Unë e kalova situatën që ndodhet tani Andy, e di se sa e vështirë është kur punon çdo ditë dhe nuk sheh përmirësime. Provova disa trajtime ndryshe dhe jam më mirë. Shpresoj që Andy të rikthehet sa më shpejt, pasi është një kampion dhe i rëndësishëm për tenisin”, tha Nadal.

Më shumë nga Tenis