Tenis

Nadal: Kam nevojë për më shumë ndeshje për të fituar US Open

Rafael Nadal, që aktualisht po luan në turneun Masters të Toronto, u shpreh se synon të shkojë sa më larg në këtë aktivitet, të parin për të në fushat me çement. Spanjolli, numri 1 në botë për meshkuj, është kualifikuar për në çerekfinale pas fitores 2-0 ndaj Stanislas ëaërinka, në një ndeshje të vështirë për të. “Kam shumë nevojë për ndeshje të këtij niveli, pasi kështu ambientohem edhe më shumë me këtë sipërfaqe. Dua që të jem në formë kur të shkoj në US Open”, tha Nadal.

Sfida e radhës e spanjollit do të jetë ndaj kroatit Marin Cilic, një tjetër përballje e vështirë për Nadal. “Më pëlqejnë këtom sfida, pasi marin është rival i fortë. Tashmë që afrohet grand slam i US Open edhe rivaliteti do të jetë më i madh, nga turneu në turne, pasi vjen edhe Roger Federer. Ndaj sa më shumë të luaj, aq më mirë do të jetë. Shpresoj të shkoj në finalen e Torontos dhe të luaj sa më mirë nga ndeshja në ndeshje”, tha Rafael Nadal, numri 1 në botë për meshkuj.

Më shumë nga Tenis