Tenis

Nadal: Kam rikuperuar pas dëmtimit, në Londër kam ardhur për fitore

Pavarësisht dëmtimit gjatë turneut të fundit Masters të zhvilluar në Paris, ku u tërhoq dhe dyshimeve në lidhje me praninë e tij në finalet e “ATP Championship” që nisin ditën e diel në Londër, tenisti spanjoll Rafael Nadal ka deklaruar sot se është në formë dhe do të jetë rregullisht në fushë. “Kam punuar fort gjatë këtyre 10 ditëve për të rikuperuar. Unë kam ardhur në Londër për të luajtur, në të kundërt nuk do të kisha ardhur. Nëse nuk do të isha kompetitiv, nuk do ta zgjasja kot sezonin. Kam ardhur këtu për ta fituar turneun”, u shpreh Nadal, numri 1 në botë.

Tenisti spanjoll Rafael Nadal

Më tej, spanjolli tha: “Këtu janë më të mirët dhe nëse nuk je në 100% të formës që në fillim, është e pamundur më pas të rikuperosh. Ka shumë të rinj që do të luajnë në këto finale, çka do të thotë që epokës time dhe të Federer poi  vjen fundi. Pas pak kohësh do të jemi ne që do të shohim në TV këta të rinj që bëhen kampionë”, tha Nadal, që në lidhje me rezultatet e arritura këtë vit shton se për të ky nuk është viti më i mirë. “Ndoshta jo më i miri, pasi kam humbur disa finale, por mbetet një vit fantastik kur mendon se si nisi ai”, deklaroi Rafael Nadal.

Më shumë nga Tenis