Tenis

Nadal lëshon fronin, Djokovic sërish “numri 1” pas dy vitesh

Nga dita e sotme, tenisti serb Novak Djokovic është zyrtarisht “numri 1” në botë për meshkuj, pozicion ku rikthehet pas dy vitesh. Djokovic e nisi viti 2018 në vendin e 22-të pas problemeve të shumta që pati me dëmtimet, por tashmë ai mund të ndihet krenar, pasi rikthehet sërish në majë.

Dalja në finalen e turneun Masters të Parisit dhe mospjesëmarrja në këtë aktivitet i Rafael Nadal i dha matematikisht kreun e renditjes tenistit serb, që bën rokadë pikërisht me rivalin spanjoll, tashmë i dyti. Ndërsa në vendin e tretë qëndron tenisti zviceran Roger Federer.

Asnjë ndryshim te femra, kun ë krye konfirmohet tenistja rumune Simona Halep, që do ta mbyllë 2018-ën si “numri 1” në botë, duke lënë pas gjermanen Angelique Kerber dhe danezen Caroline Wozniacki.

Renditja, “top-5” meshkuj

1-Novak Djokovic, 8.045 pikë

2-Rafael Nadal, 7.480 pikë

3-Roger Federer, 6.020 pikë

4-Juan Martin del Potro, 5.280 pikë

5-Alexander Zverev, 5.085 pikë

Renditja, “top-5” femra

1-Simona Halep, 6.921 pikë

2-Angelique Kerber, 5.875 pikë

3-Caroline Wozniacki, 5.586 pikë

4-Elina Svitolina, 5.350 pikë

5-Naomi Osaka, 5.115 pikë

Më shumë nga Tenis