Tenis

Nadal lëshon kreun, Federer rikthehet “Numri 1” në botë

Humbja 2-0 në çerekfinalet e turneut Masters të Madridit ndaj Dominic Thiem i ka kushtuar shumë tenistit spanjoll Rafael Nadal, që ka lëshuar sërish kreun e renditjes botërore për meshkuj. Për të pestën herë në karrierën e tij, në krye është rikthyer Roger Federer, që edhe pse nuk luan prej më shumë se një muaji, falë sistemit të pikëzimit mund të festojë.

Roger Federer ka gati 700 pikë më shumë se Nadal në renditjen e përgjithshme, por situata mund të ndryshojë sërish të hënën e ardhshme. Në rast se spanjolli fiton turneun Masters të Romës, ai mund të rikthehet në krye dhe të zbresë sërish Federer në vendin e dytë, pasi zvicerani nuk do të luajë në kryeqytetin italian (luhet në fushat me dhè).

Për Federer kjo është java e 309-të në krye të renditjes botërore, ndërkohë që në podium qëndron edhe gjermani Alexander Zverev, fitues në Madrid afrohet dyshes kryesuese, që bën rokadë për kreun nga java në javë. Asnjë ndryshim edhëe në vendin e katërt, ku qëndron bullgari Grigor Dimitrov, ndërsa në të pestin është kroati Marin Cilic.

Renditja e meshkujve – “Top-10”

1 – Roger Federer, 8.670 pikë
2 – Rafael Nadal, 7.950 pikë
3 – Alexander Zverev, 6.015 pikë
4 – Grigor Dimitrov, 4.870 pikë
5 – Marin Cilic, 4.770 pikë
6 – Juan Martin del Potro, 4.540 pikë
7 – Kevin Anderson, 3.660 pikë
8 – Dominic Thiem, 3.545 pikë
9 – John Isner, 3.305 pikë
10 – David Goffin, 2.930 pikë

Më shumë nga Tenis