Tenis

Nadal merr “OK”-in, do të jetë në Olimpiadë

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, medalje ari në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”, do të jetë në Olimpiadën e Rios që nis më 5 gusht. Lajmin e ka konfirmuar vetë tenisti spanjoll, numri 5 në botë, që ishte në dyshim për të shkuar në Brazil

Tenisti spanjoll Rafael Nadal, medalje ari në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”, do të jetë në Olimpiadën e Rios që nis më 5 gusht. Lajmin e ka konfirmuar vetë tenisti spanjoll, numri 5 në botë, që ishte në dyshim për të shkuar në Brazil, pasi nuk kishte numrin e mjaftueshëm të ndeshjeve me kombëtaren. Nadal nuk ka luajtur shumë takime me Spanjën për shkak të dëmtimit, ndaj dhe prania e tij në “Rio 2016” ishte në dyshim.

Nadal nuk luan një ndeshje zyrtare që prej majit të këtij viti, kur u eliminua nga grand slemi i Roland Garros. Por tashmë emri i Rafael Nadal është mes tenistëve që do të luajnë në Olimpiadë, madje ai pritet të mbajë flamurin e Spanjës në ceremoninë e hapjes. Nadal nuk mori dot pjesë në “Londër 2012”, për shkak të një dëmtimi.

nadal ne olimpiade

Rafael Nadal ne Olimpiaden e Pekinit

[interaction id=”5773d7e033e3688a29ce7ad3″]

Më shumë nga Tenis