Tenis

Nadal: Nuk rikthehem në fushë nëse nuk jam në 100% të formës

Rafael Nadal nuk ka ndërmend të rikthehet në fushë në rast se nuk do të rikuperojë 100% nga dëmtimi që pësoi në grand slam të US Open, ku u tërhoq në gjysmëfinalen e turneut nju-jorkez, të luajtur një muaj më parë. Numri 1 në botë ka deklaruar se nuk do të luajë asnjë ndeshje në turnetë aziatikë edhe pse kjo mungesë në fushat me çement mund t’i kushtojë atij kreun. Tenisti spanjoll ndodhet në Majorka, ku dhe po vijon fazën rehabilituese, me shpresën që të jetë gati për turnetë e fundit që zhvillohen në Europë.

Situata është më mirë krahasuar me dy javë më parë, por ende nuk jam gati. Nuk kam ndërmend të rrezikoj dhe të luaj në turnetë aziatikë nëse nuk jam 100% gati, pasi mund të dëmtohem sërish dhe të rrezikoj më shumë për karrierën time. Gjërat po shkojnë mirë, por në fushë do të rikthehem vetëm kur të je mi bindur se kam rikuperuar totalisht dhe nuk do të kem më dhimbje. Besoj se do të jem në turneun e Parisit dhe më pas do të luaj edhe në finalet e Championship, në Londër”, u shpreh tenisti spanjoll Rafael Nadal.

Më shumë nga Tenis