Tenis

Nadal tërhiqet edhe nga finalet e Londrës: Do të operohem në kavilje

Tenisti spanjoll Rafael Nadal ka mbyllur para kohe sezonin. Numri 2 në botë, ka konfirmuar pak minuta më parë se nuk do të luajë në finalet e turneut ATP Championship, që nisin javën e ardhshme, në Londër (turneu ku luajnë 8 tenistët më të mirë në botë). Nadal ka konfirmuar se do të operohet në kavilje. Duke parë tërheqjen e Nadal dhe diferencën që Novak Djokovic ka me Roger Federer në renditje, tenisti serb ka siguruar matematikisht kreun e renditjes botërore për vitin 2018.

Në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, tenisti spanjoll shkruan: “Ky ka qenë një vit i komplikuar për mua. Shumë i mirë në nivelin tenistik kur arrija të luaja ashtu si dëshiroja dhe shumë i shëmtuar për sa i përket dëmtimeve. Kam bërë gjithçka që ishte e mundur për t’u rikthyter në fushë sa më shpejt të ishte e mundur, duke tentuar që të luaja në këtë fundsezon, në Paris dhe Londër. Por pata një dëmtim tjetër para turneut parizien si dhe një problem në kavuilje që e dija prej kohësh. Ndaj vendosa që të operohem”, thotë Nadal.

Mendova që të kryej këtë ndëhyrje tani, me që është fundi i sezonit dhe më duhen disa muaj kohë për t’u përgatitur për 2019-ën, për të evituar probleme të tjera në të ardhmen. Në këtë mënyrë, shpresoj të jem në formën optimale kur të nisë sezoni i ri. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen”, u shpreh më tej Rafael Nadal, që do ta mbyllë vitin 2018 si numri 2 në botë.

Më shumë nga Tenis