Tenis

Nadal tërhiqet nga Australian Open i dëmtuar, Cilic në gjysmëfinale

Tenisti spanjoll Rafael Nadal është tërhequr nga grand slemi i Australian Open, dukë lënë në mes ndeshjen çerekfinale me kroatin Marin Cilic. Numri 1 në botë u tërhoq në setin e pestë të ndeshjes, ne shifrat 2-2 me sete dhe 2-0 për kroatin me “game” në setin final. Spanjolli e nisi mirë ndeshjen, duke fituar 6-3 setin e parë, por Cilic nuk dorëzohet dhe fiton 6-3 setin e dytë. Spanjolli fiton setin e tretë në “tie break” 7-6 setin e tretë, por këtu loja e tij humbet shkëlqimin. Cilic fiton 6-2 setin e katërt dhe çon gjithçka në setin final. Në shifrat 2-0 me “game” për kroatin, Nadal tërhiqet i dëmtuar.

Tenisti kroat Marin Cilic

Mësohet se spanjolli ka patur ndrydhje të këmbës dhe ka kërkuar ndihmën e stafit mjekësor që në setin e katërt, por në të pestin e pati të pamundur të vijojë më edhe për shkak të ngërçit. Nadal është finalisti i edicionit të kaluar dhe tashmë rrezikon të humbasë kreun e renditjes botërore në rast se Roger Federer fiton grand slemin. Cilic do të luajë në gjysmëfinale ndaj britanikut Kyle Edmund, që u kualifikua gjatë paradites. Nesër do të luhen dy ndeshjet e tjera çerekfinale për meshkuj.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Tenis