Tenis

Nadal tërhiqet nga turneu i “Queen’s”, Federer e nis me fitore në Shtutgard

Pas fitores për të 11-ën herë të grand slemit të Roland Garros, tenisti spanjoll Rafael Nadal ka vendosur që të marrë disa ditë më shumë pushim, duke ndryshuar planin që kishte në fillim të sezonit. Për pasojë, numri 1 në botë ka vendosur që të mos luajë në turneun e “Queen’s” (turneu i Mbretëreshës), që nis javën e ardhshme, në Londër. Ky është viti i tretë radhazi që tenisti nga Majorka tërhiqet nga turneu londinez, lajm të cilin Nadal e bëri publik përmes një mesazhi në “Twitter”.

U kërkoj ndjesë organizatorëve dhe fansave të turneut, që prisnin të më shihnin në fushë. Pas turneut të Roland Garros janë konsultuar me mjekët, ëq më dhanë disa këshilla. Por edhe vetë e ndjej se kam nevojë për pushime, p[ër t’i dhënë mundësi trupit tim të rikuperojë nga lodhja”, tha Nadal për fansat e tij. Në këtë turne, spanjolli ka fituar vetëm një herë, në vitin 2008, vit kur ka fituar për të vetmen herë edhe Wimbledonin.

Ndërkohë, sot ka zbritur në fushë tenisti zviceran Roger Federer, që rikthehet të luajë pas më shumë se dy muajsh (nuk zhvillonte një ndeshje prej 24 marsit). Numri 2 në botë luajti sot në raundin e dytë të turneut të Shtutgardit, eventi i parë në fushat me bar për këtë sezon. Federer fitoi 2-1 ndaj tenistit gjreman Mischa Zverev (3-6, 6-4, 6-2), një fitore me përmbysje e zviceranit, që e nisi keq ndeshjen, por më pas arriti të tregojë talentin dhe e rriti nivelin e lojës.

Më shumë nga Tenis