Tenis

Nadal tërhiqet turnetë e “vegjël”, rikthehet vetëm në Wimbledon

Një javë pas triumfit në grand slemin e Roland Garros, i dhjeti për Rafael Nadal në turneun parizien, tenisti spanjoll ka nisur nga puna për Wimbledonin, grand slemin londinez që nis pas dy javësh. Sfidat në fushat me dhè kanë përfunduar dhe tashmë tenistët përgatiten për një tjetër sipërfaqe, atë me bar. Nadal vendosi të mos luajë këtë javë në turneun e Queen’s (turneu i Mbretëreshës), pasi vendosi të bëjë një javë më shumë pushim. “Tashmë jam 31 vjeç dhe kam nevojë për më shumë pushime. Kam luajtur shumë në fushat me dhè, ndaj dhe do të qëndroj disa ditë më shumë pushim, por duke u stërvitur”, tha spanjolli.

Tenisti spanjoll Rafael Nadal me trofeun e Wimbledon

Nadal ka zbritur sot në fushat me bar të Majorkës, në vendlindjen e tij, duke provuar për herë të parë këtë sezon këtë sipërfaqe. Spanjolli ka vendosur të mos luajë asnjë turne përgatitor para grand slemit të Wimbledonit, ku shpreson të jetë sa më mirë fizikisht. “Më vjen keq për fansat e mi britanikë, por nuk do të luaj në asnjë turne me bar përveç Wimbledonit, ku shpresoj të jem në formë dhe të bëj një paraqitje të mirë”, tha Nadal, numri 2 në botë, që mund të zbresë nga froni Andy Murray nëse arrin të fitojë këtë ture. Këtë vit, Nadal ka fituar thuajse në të gjithë turnetë e fushave me dhè, duke treguar një formë të mirë.

Nadal shpreson te perballet me Federer ne finalen e Londres

Më shumë nga Tenis