Merkato

Nagatomo te Galatasaray për 2.8 mln €

Raportet në Turqi sugjerojnë se Galatasaray do të blejë përfundimisht mbrojtësin e Inter Yuto Nagatomo për 2.8 milionë euro.

Lojtari i përfaqësueses japoneze kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar i huazuar te gjigantët e Stambollit, por një opsion blerje nuk ishte përfshirë në marrëveshje.

Përfaqësuesit e klubit turk kanë qenë duke negociuar me Zikatrit për një marrëveshje permanente, dhe Aksam raporton se tashmë është gjetur akordi për 2.8 milionë euro.

Klubi italian ka kërkuar në fillim një shifër 4.5 milionë euro, por kur Nagatomo e bëri të qartë se donte të qëndronte në Turqi, Inter ka ulur pretendimet.

Më shumë nga Merkato