Bundesliga

Nagelsmann: Bayern do të më bënte edhe më të lumtur

Nagelsmann: Bayern do të më bënte edhe më të lumtur

Julian Nagelsmann ka fituar vëmendjen e të gjithëve te Hoffenheim. Ai quhet trajneri i së ardhmes. Ëdrra e tij është Bayern dhe, në një intervistë të fundit në “Eurosport”, ai nuk ka ngurruar për ta shprehur.

“Bayern luan një rol gjithnjë e më të madh në ëndrrat e mia. Kam jetuar në Mynih për shumë vite. Gruaja dhe fëmijët do të shkojnë së shpejti atje. Po ndërtojmë një shtëpi. Atje kemi një lidhje familjare, është shtëpia jonë”, – ka thënë 30-vjeçari.

Deri këtu tekniku i referohet qytetit, por, pse jo, edhe Bayern-it. “Jam shumë i lumtur me jetën time. Bayern sigurisht që do të më bënte edhe më shumë të lumtur, por nuk do të thotë se fati i jetës sime është totalisht i varur te Bayern”, – ka shtuar ai.

Nagelsmann, para se të merrte drejtimin e Hoffenheim-it (skuadra e parë), ka pasur mundësinë të punonte te skuadra e dytë e bavarezëve. “Jam i lumtur që një njeri si Uli Hoeness, që e bëri klubin aq të madh, ruan një mendim për mua”. Sinjali u dha…

 

Më shumë nga Bundesliga