Bundesliga

Nagelsmann do stolin e tij, Ancelotti: Epo, ai është gjerman!

Nagelsmann do stolin e tij, Ancelotti: Epo, ai është gjerman!

Carlo Ancelotti nuk e ka aspak problem, kur një trajner si Julian Nagelsmann shprehet publikisht se një ditë ëndërron t’i zërë vendin. Numri 1 i stolit të Bayern-it po kalon ditë të vështira në Mynih, sidomos pas humbjes 2-0 ndaj skuadrës së Hoffenheim-it, e drejtuar pikërisht nga 30-vjeçari. Gjithsesi, presioni nuk është diçka e re për të.

“Është krejt normale kur një trajner i ri dhe i mirë si Juliani ëndërron të punojë te një klub i nivelit më të lartë. Ai është gjerman dhe më duket krejt normale. Vjet i urova më të mirat për të ardhmen dhe i thashë se do të bëhet trajner i një klubi të madh”, – u shpreh italiani pas fitores 3-0 ndaj Anderlecht-it në Ligën e Kampionëve.

Duket sikur një dorë e fshehtë ka “rregulluar” fatet e dy trajnerëve, sepse kontratat e tyre aktuale përfundojnë në të njëjtën kohë, qershor 2019. Pra, kur Ancelotti nuk do të jetë më i lidhur ligjërisht me rekordmenët, në Mynih do të shfaqet, me siguri, i riu Nagelsmann, i konsideruar si një nga trajnerët më premtues të futbollit evropian.

Çfarë tha strategu gjerman për Bayern-in? Këtë mund ta lexoni këtu!

Më shumë nga Bundesliga