Seria A

Nainggolan do të mungojë në miqësoren e radhës ndaj Zenit

Mesfushori i Inter Radja Nainggolan raportohet se do të mungojë në miqësoren ndaj Zenit St Petersburg pasi pësoi një tërheqje muskulore.

Nainggolan zgjati vetëm 24 minuta në humbjen 2-0 të Inter ndaj Zenit ditën e martë për shkak të një problemi muskulor.

Dhe Sport Mediaset tregon se ai do t’i nënshtrohet testeve ditën e premte.

Faqja siguron se dëmtimi nuk duket serioz por gjithsesi pritet që belgu të qëndrojë larg fushës për ndeshjen e radhës si masë parandaluese.

Edhe anësori i ri Yann Karamoh pritet të vizitohet ditën e premte pasi pati një shqetësim në gjurin e djathtë ndaj Sion.

Më shumë nga Seria A