• Nainggolan “thith” tre klube, kush do t’ia dalë?

    Publikuar: 18 May 9:02

    Një lojtar, tre klube. Mesfushori Radja Nainggolan ka tërhequr vëmendjen me performancat e tij spektakolare te Roma dhe duket se destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë kudo përveçse “Olimpico”. Sipas asaj që zbulon “Sky Sports”, Manchester United i është bashkuar garës për të transferuar belgun, për të cilin që para një viti ka treguar interes të madh edhe Chelsea i trajnerit Antonio Conte. Sakaq, Bayern është përmendur gjithashtu për përpjekjet e veta të shpejta për ta bërë të vetin yllin e verdhekuqve.

    Nëse “Blutë e Londrës” vjet kanë marrë disa refuzime radhazi për Nainggolan-in me urdhër të Luciano Spalletti-t, kjo vështirë se do të ndodhë me “Djajtë e kuq”. Përveç faktit që mesfusha në “Old Trafford” pritet të riformatohet pas problemeve që Paul Pogba ka shfaqur në kombinim me çdo lojtar tjetër në dispozicion të portugezit Jose Mourinho, United pritet të bëjë një ofertë të majme, si kurrë më parë, për 29-vjeçarin. Nga ana tjetër, Bayern mbetet një alternativë dhe zor se do të heqë dorë nga ai.


    Lexo postimet e tjera