Seria A

Nainggolan vazhdon të stërvitet i vetëm, ja kur pritet rikthimi në fushë

Mesfushori i Inter Radja Nainggolan është stërvitur sërish i vetëm ditën e hënë, por mund të jetë në stol për ndeshjen ndaj Torinos.

Belgu iu bashkua Zikaltërve nga Roma gjatë verës duke u ribashkuar me trajnerin Luciano Spalletti.

Gjithsesi, ai ka pësuar një dëmtim muskulor në fazën përgatitore duke humbur ndeshjen e parë të sezonit, të cilën Inter e humbi 1-0 ndaj Sassuolo-s.

Nainggolan vazhdon të stërvitet i vetëm larg pjesës së mbetur të skuadrës, që do të thotë se me shumë mundësi nuk do të jetë titullar për ndeshjen e fundjavës ndaj Torinos.

Por sipas Sky, ai mund të jetë në stol, ndërsa Milan Skriniar kreu shumicën e ushtrimeve me shokët e ekipit dhe duhet të jetë gati për ndeshjen ndaj Granata-s.

Më shumë nga Seria A