Ligue 1

Nantes-Monaco, ja çfarë thonë shifrat dhe faktet

Në “Stade de la Beaujoire” të Nantes do të zhvillohet ndeshja interesante mes Nantes dhe Monaco. Skuadra e Claudio Ranieri-t do të kthehet të luajë në shtëpi pas dy javëve të fundit të kampionatit të luajtura në fushën e PSG dhe Rennes. Dy takimet këto të humbura respektivisht me shifrat 4-1 dhe 2-1. Vendasit po kalojnë një moment të vështirë dhe këtë e tregojnë edhe 6 pikët e marra në pesë javët e fundit të kampionatit.

Por kjo nuk mund ta fshijë fillimin e mirë të sezonit, falë të cilit ndodhen në vendin e pestë të renditjes, pesë pikë larg zonës europiane. Përballë do të ketë një Monaco të demoralizuar nga humbja e pësuar në shtëpi kundër PSG-së. Bardhekuqtë janë mundur me rezultatin 2-1 dhe tani kanë shkuar nëntë pikë larg vendit të parë.

Skuadra e Jardim duket se nuk do të jetë në gjendje të mbrojë titullin e fituar me shumë vuajtje sezonin e kaluar. Kjo ndeshje premton gola, duke parë se Nantes ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në 3 ndeshjet e fundit, teksa Monaco në 9 takime të njëpasnjëshme. Gjithashtu, në 3 sfida e fundit të Nantes janë shënuar mbi 2.5 gola për ndeshje.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Ligue 1