Tenis

Naomi Osaka fiton Masterin e Indian Wells, mposht Kasatkina në finale

Tenistja japoneze Naomi Osaka, e lindur pikërisht në qytetin Osaka, është fituesja e turneut Masters të Indian Wells për femra, suksesi i saj i parë i rëndësishëm në karrierë. Në finale, ajo mposhti me shumë lehtësi 2-0 (6-2, 6-3), në 70 minuta lojë, rivalen ruse Daria Kasatkina. Një finale surprizë, dy emra surprizë, që kurrë më parë nuk kishin luajtur në një nivel të tillë dhe ku Osaka u tregua më e aftë të përballojë presionin, duke fituar turneun e parë Masters të karrierës së saj.

Del Potro mund Federer ne finalen e meshkujve

Osaka edhe pse është rritur në Amerikë, asnjëherë nuk ka referuar të garojë për këtë vend, ndërkohë që hera-herës stërvitet në Japoni për t’u ambientuar me kulturën e vendlindjes së saj. Në turneun e Indian Wells ajo hyri si vendi nr.44 në botë, ndërsa sot renditet në vendin e 22-të, në një rrugëtim ku eliminoi emra “big” si Sharapova, Radwanska, Pliskova dhe numrin 1 në botë, Simona Halep. Një emër i ri i tenisit botëror, që pritet të rivalizojë edhe për kreun.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Tenis